Lidhje

Forca ushtarake disklokohen në Mosul - 2005-01-03


Forca të tjera po dislokohen në një qytet kyç të Irakut verior në përpjekje për të përmirësuar sigurinë për zgjedhjet kombëtare të 30 janarit.

Ndërkohë që mijëra trupa amerikane dhe irakiane u dislokuan në Mosul, zyrtarët paralajmëruan se parashikojnë që kryengritësit, të cilët po përpiqen të frikësojnë votuesit, të kryejnë sulme të tjera.

Paralajmërimi për intensifikimin e sulmeve nga kryengritësit u përsërit dje pasi autori i një sulmi vetëvrasës goditi me makinën e tij të mbushur me lëndë plasëse një autobus plotë anëtarë të Gardës Kombëtare irakiane, duke vrarë të paktën 23 prej tyre. Zyrtarë amerikanë dhe irakianë thonë se sulmi ndodhi në afërsi të qytetit Balad, në veri të Bagdadit.

Terroristë të lidhur me al-Kaidën janë zotuar të kryejnë sulme të tjera kundër irakianëve që bashkëpunojnë me forcat amerikane.

Ndërkohë, ushtria amerikane thotë se në një sulm tjetër, kryengritësit vranë dje 4 policë irakianë në Samara.

XS
SM
MD
LG