Lidhje

Presidenti i Kroacisë do të vendoset me balotazh - 2005-01-03


Presidenti i tanishëm i Kroacisë Stipe Mesiç nuk arriti të sigurojë një mandat të dytë në zgjedhjet e djeshme dhe do të ndeshet tani në balotazh më 16 janar.

Zoti Mesiç siguroi 49 përqind të votave gjatë raundit të parë, një përqind më pak se sa duhej për tu shpallur fitues. Në raundin e dytë ai do të ketë përballë kandidatin që u rendit i dyti, Jadranka Kosor, e cila fitoi 20 përqind të votave.

Zonja Kosor aktualisht është zëvendës kryeministre. Fituesi i zgjedhjeve do të drejtojë Kroacinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian në vitin 2007. Të dy kandidatët janë pro anëtarësimit. Balotazhin pritet ta fitojë zoti Mesic.

Presidenti reformator Mesiç është vlerësuar për kryerjen e reformave demokratike në Kroaci dhe për nxjerrjen e këtij vendi nga izolimi ndërkombëtar pas luftrave ballkanike në vitet ’90.

XS
SM
MD
LG