Lidhje

Presidenti i ri kroat të zgjidhet në balotazh - 2005-01-03


Votuesit kroat nuk arritën dje të rizgjidhnin Presidentin Stipe Mesiç, duke bërë të nevojshëm zhvillimin e një balotazhi pas dy javësh.

Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të djeshme presidenciale tregojnë se zoti Mesiç siguroi 49 për qind të votave, por jo shumicën e nevojshme për të garantuar fitoren në zgjedhje. Zëvendësministrja Jadranka Kosor e Partisë Konservatore në pushtet u radhit e dyta me 20 për qind.

Ata do të përballen përsëri në raundit e dytë më 16 janar. Anketat e opinionit para zgjedhjeve dhe të paktën një prej sondazheve të zhvilluar në qendrat e votimit, kishin siguruar fitoren e zotit Mesiç në raundin e parë.

Të dy kandidatët kryesorë mbështesin anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian. Por, shumë kroatë i japin zotit Mesiç meritat për sjelljen e demokracisë në Kroaci dhe për nxjerrjen e vendit të tyre nga izolimi ndërkombëtar pas luftrave të prëgjakshme ballkanike të viteve 1990.

XS
SM
MD
LG