Lidhje

Ukrainë: Gjykata e Lartë hedh poshtë apelin e zotit Junakoviç  - 2005-01-06


Gjykata e Lartë e Ukrainës filloi hodhi poshtë apelimin e paraqitur nga ish-kryeministri Viktor Yanukovych, i cili nuk e pranoi humbjen në balotazhin e përsëritur të zgjedhjeve, muajin e kaluar.

Avokatët e zotit Yanukovych kishin ngritur akuza për manipulime masive në balotazhin e 26 dhjetorit dhe i kishin kërkuar gjykatës t’i shpallte të pavlefshme zgjedhjet, të cilat u fituan nga udhëheqësi i opozitës, Viktor Yushchenko.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka hedhur poshtë pretendimet e zotit Yanukovych, për mungesë provash. Zoti Yanukovych ngul këmbë se do të kërkojë një apelim të dytë.

Gjykata e shpalli të pavlefshme fitoren e zotit Yanukovych në zgjedhjet e 26 nëntorit, duke thënë se votimet ishin të manipuluara.

Zoti Yushçenko kthehet në Kiev sot, pas një pushimi në Malet Karpate. Inaugurimi i tij si president është planifikuar për javën tjetër.

XS
SM
MD
LG