Lidhje

Kryeministri i Serbisë në Pejë me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse - 2005-01-07


Kryeministri i Serbisë Vojislav Kostunica ishte të premten në qytetin e Pejës në Kosovë për të marrë pjesë në një ceremoni për Krishtlindjet ortodokse të organizuar nga kryetari i Kishës Ortodokse serbe, patriarku Pavel. Pas ceremonisë, zoti Koshtunica theksoi nevojën për paqe ndërsa i uroi Krishtlindjet popullit të Kosovës. Qeveria serbe e ka kritikuar vazhdimisht administratën e Kombeve të Bashkuara duke e akuzuar atë për dështim në mbrojtjen e komunitetit serb në Kosovë, e cila ligjërisht vazhdon të mbetet pjesë e Serbisë. Kombet e Bashkuara kanë administruar Kosovën që nga sulmet ajrore të NATOs kundër Jugosllavisë, të cilat i detyruan forcat serbe dhe forcat e sigurimit jugosllav të largoheshin nga Kosova dhe të ndalonin shtypjen kundër shqiptarëve në vend. Më shumë se 100 mijë serbë u larguan nga Kosova, ndërsa të tjerët janë strehuar nëpër enklava të mbrojtura nga paqeruajtësit e NATOs.

XS
SM
MD
LG