Lidhje

Palestinë-përfundon fushata zgjedhore - 2005-01-08


Kandidatët palestinezë për president i dhanë fund dje fushatës, një ditë para votimit të nesërm, në të cilin palestinezët do të zgjedhin pasardhësin e Jaser Arafatit.

Kandidati i lëvizjes Fatah, Mahmud Abazi, i cili sipas anketave të opinionit gëzon mbështetjen më të madhe, tha dje se nëse fiton, ai do t’i kërkojë Kryeministrit Ahmed Kureja të qendrojë në postin e tij dhe të krijojë qeverinë e re.

Po dje, policia izraelite ndaloi për pak kohë Mustafa Bargutin, i cili radhitet i dyti në garë, shumë pas zotit Abazi. Zyrtarët izraelitë thanë se ata nuk e lejuan zotin Barguti të shkonte për lutjet e së premtres në Xhaminë al-Aksa për shkak se atje është e ndaluar të zhvillohet fushatë.

Por, zoti Barguti tha se izraelitët po ndërhynin në procesin demokratik të zgjedhjeve.

Zyrtarët amerikanë u kanë bërë thirrje izraelitëve dhe palestinezëve të bashkëpunojnë për të siguruar lirinë e lëvizjes si për votuesit ashtu edhe për kandidatët.

XS
SM
MD
LG