Lidhje

Nga një sulm i gabuar, vriten katër irakianë - 2005-01-09


Zyrtarët irakianë thonë se dy policë irakianë dhe dy civilë u vranë gabimisht nga trupat amerikane, pas një sulmi me bombë ndaj një autokolone amerikane në jug të Bagdadit.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë nuk kanë bërë ende komente lidhur me incidentin, për të cilin Ministri i Brendshëm i Irakut tha se ndodhi mbrëmë në rajonin e njohur si trekëndëshi i vdekjes.

Në një tjetër zhvillim në Irak, autoritetet amerikane shprehën keqardhje të thellë lidhur me sulmin e gabuar me bombë ndaj një shtëpie në një qytet pranë Mosulit, dje herët në mëngjes. Zyrtarët ushtarakë amerikanë thanë se pesë njerëz u vranë gjatë shpërthimit kur trupat amerikane gabuan objektivin, duke goditur një shtëpi. Banorët dhe gazetarët thanë se 14 persona u vranë. Zyrtarët amerikanë thonë se po vazhdojnë hetimet lidhur me incidentin.

Ndërkohë, autoritetet thonë se 7 ushtarë ukrainas dhe një kazak u vranë sot, ndërsa përpiqeshin të çaktivizonin një depo të fshehtë me municione në jugperëndim të Bagdadit.

XS
SM
MD
LG