Lidhje

Sharon uron presidentin e Autoritetit Palestinez për fitoren - 2005-01-09


Kryeministri izraelit Ariel Sharon i telefonoi presidentit të zgjedhur të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abaz dhe e uroi për fitoren e tij historike në zgjedhjet presidenciale të së djelës.

Burimet izraelite dhe palestineze thanë se të dy udhëheqësit folën për pak kohë rreth rigjallërimit të procesit të bllokuar të paqes. Sot paradite zoti Sharon tha se do të propozonte një takim ballë për ballë me zotin Abbaz. Zyrtarët thanë se data e takimit pritet të njoftohet brenda pak ditësh.

Presidenti Bush tha gjithashtu se i bëri një ftesë zotit Abaz për bisedime në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkohë luftëtarët palestinez qëlluan sot me raketa dhe mortaja vendbanimet hebraike në jug të Rripit të Gazës. Nuk ka njoftime për viktima.

Mjekët palestinez në Bregun Perendimor thanë se forcat izraelite vranë një ektremistë të dyshuar në qytetin Tulkarem.

XS
SM
MD
LG