Lidhje

Disa ilaçe në SHBA të lidhura me shtimin e rasteve të atakut në zemër - 2005-01-10


Celebrex është një ilaç i pëdorur shumë nga njerëzit që vuajnë me artrit. Kompania thotë se do të vazhdojë të shesë ilaçin Celebrex, por do të ndalë të gjitha reklamat rreth tij. Kompania thotë gjithashtu se do të vazhdojë të shpërndajë ilaçin drejtëpërdrejtë tek mjekët. Shitësit nga kompanitë e medikamenteve shpesh u japin furnizime falas mjekëve të cilët shpesh ua japin ato pacientëve të tyre.

Një studim i fundit ka shtruar pikëpyetje rreth sigurisë së një medikamenti tjetër, Aleve, që përdoret gjithashtu për të qetësuar dhimbjet. Një studim nga Instituti Kombëtar i Shëndetit thotë se ilaçi mund të shtojë rrezikun e atakut në zemër dhe hemoragjisë celebrale. Kompania Bayer është prodhuesja e ilaçit Aleve. Njerëzit mund ta blejnë atë në dyqane pa recetë nga mjeku.

Administrata amerikane për ushqimin dhe ilaçet thotë se është shumë shpejt të thuhet se çfarë masash mund të merren ndaj ilaçeve Celebrex dhe Aleve. Agjencia mund të vendosë ta heqë zyrtarisht nga tregu një produkt të rrezikshëm ose këtë veprim mund ta ndërmarrë vetë kompania prodhuese. Kjo ndodhi në shtator kur Merck ndaloi shitjen e një ilaçi popullor për dhimbjet e artritit të quajtur Vioxx. Një studim i kompanisë Merck tregon se ataku në zemër kishte të ngjarë të ndodhte dy herë më shumë tek njerëzit që përdornin Vioxxin sesa ata që nuk e përdornin atë.

Heqja e Vioxxit nga tregu çoi në kritika ndaj administratës amerikane për ushqimin dhe ilaçet. Richard Graham është ekspert i sigurisë së medikamenteve në këtë agjenci. Muajin e kaluar ai i tha një komisioni të senatit se Vioxx ishte i rrezikshëm. Ai tha gjithashtu se agjencia nuk është e gatshme ta pranojë këtë fakt.

Shqetësimet lidhur me sigurinë e këtyre medikamenteve mund të çojnë që mjekët të konsiderojnë forma të tjera për trajtimin e dhimbjeve. Dy studime të reja tregojnë se akupunktura tradicionale kineze lehtëson dhimbjet e gjymtyrëve të shkaktuara nga artriti. Akupunktura ka të bëjë me vendosjen e gjilpërave në lëkurë në pjesë të veçanta të trupit.

XS
SM
MD
LG