Lidhje

Qeveria amerikane ka premtuar 350 milion dollarë në ndihmë të viktimave të cunamit - 2005-01-11


Qeveria amerikane ka premtuar 350 milion dollarë në ndihmë të të mbijetuarve nga valët sizmike cunami të shkaktuara nga tërmeti nënujor. Më shumë se 150 mijë njerëz vdiqën kur dallgët sizmike goditën 12 vendet rreth Oqeanit Indian. Së bashku me qeverinë amerikane, edhe populli amerikan po jep donacione të shumta në përpjekje për të ndihmuar.

Presidenti George W. Bush thotë se ndërsa popujt e zonave të shkatërruara po luftojnë për ta marrë veten, ata duhet të jenë të sigurt se Amerika do të jetë gjithnjë e gatshme për t’i ndihmuar.

“Duke filluar nga organizatat bamirëse deri tek individët privatë dhe kompanitë, bashkëqytetarët tanë me nismën e tyre po mbledhin miliona dollarë ndihma.”

Organizata Kronika e Filantropisë ka njoftuar se donacionet private në Shtetet e Bashkuara kanë kaluar shumë e 240 milion dollarëve nga individë dhe korporata në ndihmë të të mbijetuarve të cunamit. Këtu përfshihen Kryqi i Kuq Amerikan, i cili ka mbledhur më shumë se 100 milion dollarë, dhe organizata Save the Children e cila ka marë më shumë se 15 milion dollarë kontribute.

Korporatat e mëdha amerikane po ndihmojnë gjithashtu të mbijetuarit e cunamit. Mes tyre, Coca Cola i ka dhuruar 10 milion dollarë organizatave humanitare; Exxon Mobil ka kontribuar me 5 milion dollarë, Fondi i Laboratorëve Abbot ka dhuruar prodhime të kujdesit shëndetsor dhe fonde që arrijnë deri në katër milion dollarë. Dhe lista vazhdon.

Shtetet e Bashkuara “i kanë viktimat e kësaj tragjedie të tmerrshme në zemra dhe në lutjet e tyre,” thotë presidenti Bush. ”Në këtë kohë moderne,” tha presidenti, bota jonë ende ka nevojë për dhembshuri, tolerancë dhe zemërgjerësi nga sejcili prej nesh.”

XS
SM
MD
LG