Lidhje

CBS pushon nga puna 4 punonjës - 2005-01-11


Rrjeti televiziv amerikan CBS pushoi nga puna 4 punonjës, pas një hetimi të brendshëm, i cili arriti në përfundimin se një njoftim mbi presidentin Bush i trasnmetuar shtatorin e kaluar ishte i gabuar, jo i plotë dhe i mungonte pa-anshmëria.

Njoftimi u paraqit për shikuesit nga gazetari kryesor i rrjetit CBS, Dan Rathers. Por zyrtarët e CBS-it thonë se zoti Rathers ka kërkuar falje dhe pritet që së shpejti të dalë në pension, prandaj ndaj tij nuk do të merren masa ndëshkimore. Raporti bazohej në dokumenta ushtarake dhe krijonte idenë se zoti Bush ishte favorizuar gjatë shërbimit të tij ushtarak si toger i Gardës Kombëtare. Kritikët e raportit thonë se dokumentet ishin të falsifikuara.

Rrjeti CBS i kërkoi ish drejtorit të agjencisë së lajmeve Associated Press dhe një ish-prokurori të përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara të zhvillonin hetime, të cilat arriti në përfundimin se rrjeti CBS ra viktimë e një zelli miop për ta transmetuar informacionin pa e verifikuar atë si duhej.

XS
SM
MD
LG