Lidhje

Ministri rus i Mbrojtjes në Washington - 2005-01-12


Ministri rus i Mbrojtes, Sergei Ivanov u takua dje me Presidentin Bush dhe me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, për të diskutuar mbi luftën kundër përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë dhe çështje të tjera.

Zyrtari rus tha se në bisedimet e tij me presidentin Bush u prekën edhe çështje si lidhjet ruso-amerikane dhe takimi i muajit të ardhshëm me Presidentin Vladimir Putin në Sllovaki.

Zoti Ivanov tha se ai dhe presidenti Bush diskutuan gjithashtu mbi programin bërthamor të Iranit. Zoti Ivanov tha se e siguroi zotin Bush se lënda djegëse e shpenzuar nga një uzinë bërthamore në Busher të Iranit, do të dërgohet përsëri në Rusi, për ripërpunim.

Zyrtarët amerikanë dyshojnë se Irani mund të përdorë lëndën djegëse si pjesë e një programi bërthamor.

Pas bisedimeve me Sekretarin Rumsfeld, zoti Ivanov tha se Moska dhe Washingtoni janë pranë arritjes së një marrëveshjeje mbi kontrollet më të forta ndaj eksportimit të raketave portative që mund të përdoren kundër avionëve.

XS
SM
MD
LG