Lidhje

Igland: Donatorët kanë dhuruar 700 milionë dollarë për cunamin - 2005-01-12


Koordinatori i ndihmave i OKB-së, Jan Igland thotë se përgjigja e menjëhershme ndërkombëtare ndaj tërmetit dhe krizës së cunamit në Azinë jugore ka qenë e pashembullt.

Në përfundin të një takimi për ndihmat ndërkombëtare dje në Gjenevë, zoti Igland bëri të njohur se donatorët tashmë kanë dhuruar më tepër se 700 milionë dollarë.

Ai tha se ka besimin se Kombet e Bashkuara do të grumbullojnë rreth një miliardë dollarë gjatë 6 muajve të ardhshëm, për të përmbushur nevojat e personave që kanë mundur të mbijetojnë pas fatkeqësisë.

Zyrtarët vlerësojnë se qeveritë dhe individët privatë janë zotuar të japin më tepër se tre miliardë dollarë në afat të gjatë për 12 vendet e prekura nga tërmeti dhe cunami i 26 dhjetorit. Zyrtarët e OKB-së u kanë kërkuar donatorëve të sigurohen që t’i çojnë deri fund premtimet dhe të mos i përdorin fondet e cunamit për programe krizash të tjera.

Pas akuzave për keqpërdorimin e fondeve të programit të OKB-së Naftë për Ushqime për Irakun, zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thonë se po bëjnë përpjekje të reja për të qenë më transparentë, duke lejuar një kompani nga jashtë, për të kontrolluar procesin e ndihmave.

XS
SM
MD
LG