Lidhje

Parlamenti evropian miraton kushtetutën e re - 2005-01-12


Parlamenti evropian miratoi me shumicë dërrmuese kushtetutën e re të Bashkimit Evropian. Ligjvënësit të mbledhur në Strasburg të Francës votuan me 500 vota pro dhe 137 kundër për rezolutën që mbështeste kushtetutën e re. 40 anëtarë abstenuan. Të 25 vendet duhet të ratifikojnë dokumentin në mënyrë që ai të hyjë në fuqi.

Kushtetuta do të rrisë kompetencat e asamblesë së Bashkimit Evropian, do të thjeshtojë procesin e vendim-marrjes, do të krijojë postin e një ministri të jashtëm të Bashkimit Evropian dhe atë të presidentit të Këshillit Evropian të përbërë nga udhëheqësit e shteteve pjesmarrëse. Kushtetuta e re përballet me kundështimin e disa vendeve. Kritikët thonë se ajo i jep Bashkimit Evropian më shumë fuqi se duhet.

Lituania dhe Hungaria e kanë miratuar tashmë dokumentin. Shtetet e tjera anëtare kanë kohë deri në vitin 2007 për ta miratuar kushtetutën. Spanja ka planifikuar të mbajë një referendum muajin tjetër për kushtetutën, i pari vend nga Bashkimi Evropian që zhvillon një votim të tillë.

XS
SM
MD
LG