Lidhje

Irak: kryengritësit kryejnë sulme në gjithë vendin - 2005-01-13


Kryengritësit kryen dje sulme në gjithë Irakun ndërkohë që ushtria amerikane njoftoi se kishte ndaluar 6 persona të dyshuar në lidhje me vrasjen javën e kaluar të guvernatorit të provincës së Bagdadit, Ali al Haidari.Trupat amerikane i arrestuan të dyshuarit dje në Bagdad pasi u informuan nga banorët të kryeqytetit.

Më në veri, në qytetin e Mosulit, dy ushtarë të Gardës Kombëtare Irakiane u vranë dhe dy të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një makine bombë. Dhe në Bakuba, persona të panjohur vranë një zyrtar vendor.

Megjithë aktet e dhunës, kryeministri i përkohshëm, Ijad Allaui, dhe Presidenti Bush kanë thënë se zgjedhjet e 30 janarit për asamblenë kombëtare duhet të mbahen sipas planit. Por, Shtetet e Bashkuara dhe Iraku pranojnë se zgjedhjet nuk do të jenë të përkryera.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara konfirmuan dje se i kanë dhënë fund operacionit të kërkimit për armë biologjike, kimike dhe bërthamore në Irak. Zyrtarët thonë se informacioni i zbulimit rreth këtyre armëve në Irak ka qenë i gabuar.

XS
SM
MD
LG