Lidhje

Një polic i OKB-së vritet në Prizren - 2005-01-13


Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara në Kosovë thonë se një oficer i policisë ndërkombëtare u vra kur një automjet i OKB-së shpërtheu sot në Prizren.

Zyrtarët thonë se oficeri nga Nigeria po shkonte në punë kur ndodhi shpërthimi. Ata thonë se një paisje plasëse shkaktoi ndoshta shpërthimin, por shtojnë se autoritetet po vazhdojnë ende hetimin.

Nigeria ka mbi 50 oficerë që shërbejnë me forcën ndërkombëtare policore në Kosovë.

XS
SM
MD
LG