Lidhje

Human Rights Watch për Kosovën - 2005-01-13


Në raportin e përvitshëm të Organizatës Human Rights Watch bëhet fjalë edhe për Kosovën, ku theksohet se trazirat e marsit të kaluar zbuluan gjendjen e pasigurt të pakicave dhe mangësi të tjera.

Lidhur me Kosovën, raporti thotë se trazirat e marsit 2004, zbuluan gjendjen e pasigurt të pakicave, dobësitë e strukturave të sigurimit, dhe nervozizmin e shumicës së popullatës ndaj institucioneve ndërkombëtare që qeverisin Kosovën. Trazirat e marsit, thuhet në raport, shkatërruan iluzionet e sigurisë për pakicat. Dhuna – e drejtuar ndaj organizatave ndërkombëtare dhe ndaj pakicave - la njëzet e një persona te vdekur. U plackitën dhe iu vu zjarri së paku 730 shtëpive te cilat ishin pronë e pakicave, 27 kishave dhe manastireve ortodokse, së bashku me, të paktën dhjetë ndërtesa publike që shfrytëzoheshin nga pakicat.

Gjatë trazirave, organizatat e sigurisë në Kosovë – trupat e KFOR-it, policia ndërkombëtare e OKB-së dhe Shërbimi Policor i Kosovës – gati tërsisht humbën kontrollin. Ne shumicën e rasteve, pakicat e sulmuara ishin lënë tërsisht të pambrojtura.

Pakicat në Kosovë, thuhet në raport, po ashtu ndeshen me një diskriminim të përhershem ne fushën e edukimit, asistencës sociale, dhe shërbimeve shëndetesore.

Sistemi i tanishëm i drejtësisë, thuhet në raportin e Organizatës Human Rights Watch, vazhdon të vuajë nga mungesa e gjykatësve ndërkombëtarë dhe vendorë dhe probleme serioze në sigurimin e të drejtës në gjykim brenda një kohe të arsyeshme.

Për krimet e kryera gjatë viteve 1998 dhe 1999 e sidomos për dhunën ndër-etnike dhe politike të pas luftës ka pasur shumë pak ndjekje ligjore.

Trafikimi i grave dhe vajzave – është një problem i rëndësishëm në Kosovë – është kjo një zonë tjetër ku egziston një vakuum i madh përgjegjësie dhe ka pasur shumë pak ndjekje ligjore lidhur me trafikimin.

Si pasojë e dhunës së marsit vendet e Grupit të Kontaktit – Franca, Gjermania, Italia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara - e rikthyen vemendjen e tyre në Kosovë. Grupi ka theksuar se përparimi në mbrojtjën e pakicave dhe standardet e tjera të drejtave të njeriut mbeten parakusht për një marrëveshje politike në Kosovë.

XS
SM
MD
LG