Lidhje

Serbi: Anullohen të gjitha fluturimet e kompanisë ajrore JAT  - 2005-01-15


Të gjitha fluturimet e kompanisë kombëtare ajrore JAT të Serbisë si ato brenda vendit edhe ato ndërkombëtare janë anulluar pasi pilotët u hodhën në një grevë të përgjithshme. Një zyrtar i sindikatës tha dje se pilotët e JAT-it nuk janë paguar për dy muaj dhe se kjo ishte arsyeja kryesore e grevës së tyre.

Ai tha se grevistët presin një përgjegje të shpejtë nga qeveria dhe pushimin nga puna të drejtusve të kompanisë ajrojre.

Kryeministri Koshtunica pritet të takohet me pilotët të hënën.

XS
SM
MD
LG