Lidhje

Zyrtarët irakianë bëjnë të njohura masa të rrepta sigurie me rastin e zgjedhjeve - 2005-01-15


Zyrtarët irakianë të zgjedhjeve kanë filluar të bëjnë të njohura masat e sigurisë për zgjedhjet e 30 janarit, me premtimin për krijimin e kushteve të sigurta gjatë votimeve.

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve, Abdul Hussein Hendawi bëri të njohur sot planin për të lejuar regjistrimin dhe votimin brenda ditës, në rajonet e vendit me më tepër probleme. Qytetarët irakianë do të lejohen të regjistrohen dhe të hedhin votën brenda ditës, më 30 janar, në provincat e Anbarit dhe Ninevahit, ku ndodhen qytetet e Falluxhas dhe Mosulit, që kanë qenë skenë e veprimeve të kryengritësve për muaj të tërë.

Ky vendim merret në përpjekje për të tërhequr një numër më të madh nga radhët e popullsisë suni në votime. Në rajone të tjera të vendit, votuesit duhet të regjistrohen para ditës së votimeve. Qeveria gjithashtu ka në plan të kufizojë udhëtimin në 18 provincat e vendit, si dhe brenda qyteteve të tyre. Automjetet nuk do të lejohen përreth qendrave të votimit, për të parandaluar sulmet me makinë-bombë.

Dita e zgjedhjeve do të jetë ditë feste kombëtare dhe qindra mijëra ushtarë irakianë, roje të Gardës Kombëtare dhe policë të mbështetur edhe nga forcat shumëkombëshe, do të paturllojnë qytetet, për të ruajutr qendrat e votimit. Zyrtarët thonë se shpresojnë që rezultatet paraprake të votimeve, më 30 janar, por rezultatet përfundimtare do të marrin ndoshta reth 10 ditë.

Ndërkohë, qindra përkrahës të klerikut radikal shiit Moqtada al-Sadër zhvilluan një protestë para godinave qeveritare në qytetet realitivisht të qeta të Basrës, Amarahut dhe Kutit në jug të Irakut. Ata kërkonin që t’u jepej fund mungesave të energjisë elektrike dhe karburantit.

Në Bagdad të paktën tre predha mortajash shpërthyen pranë Zonës së Gjelbër që ruhet nën masa të rrepta sigurie, pa shkaktuar viktima, por duke detyruar gazetarët që po shkonin atje për një konferencë shtypi, të largoheshin me shpejtësi.

Në jug të Bagdadit, ushtria amerikane thotë se një marins amerikan u vra, ndërsa patrullonte në provincën Babil. Ndërsa në një zhvillim tjetër, Ministria irakiane e Mbrojtjes konfirmoi një njoftim shtypi se një grua irakiane e stërvitur nga besnikët e Sadam Huseinit në Siri kishte patur si qëllim të vriste ministrin e mbrojtjes. Ajo humbi ndjenjat në zyrën e ministrit, pa e kryer misionin e saj.

XS
SM
MD
LG