Lidhje

Presidenti i Autoritetit Palestinez premton paqe me Izraelin - 2005-01-16


Pasardhësi i Jaser Arafatit, Mahmud Abaz, bëri dje betimin si presidenti i Autoritetit Palestinez, duke premtuar paqen me Izraelin.

Duke folur para përkrahësve në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor, zoti Abas konfirmoi ëndrrën palestineze për krijimn e një shteti të pavarur me Jerusalemin si kryeqytet dhe bëri thirje për bashkim në radhët e popullit të tij si rrugë për realizimin e atij objektivi.

Ai konfirmoi angazhimin palestinez për planin ndërkombëtar të paqes, duke thënë se e ka caktuar fati që izraelitët dhe palestinezët të jetojnë krah për krah në paqe. Por, ai nuk tha sesi do t’i përmbushë kërkesat izraelite për ndaluar sulmet e esktremistëve kundër izraelitëve.

Këshilltarët e presidentit të ri palestinez thanë se ai do të shkojë në Gaza gjatë ditëve të ardhshme për të zhvilluar bisedime me udhëheqësit ekstremistë rreth një armpushimi.

XS
SM
MD
LG