Organizata për Çlirimin e Palestinës u bëri thirrje ekstremistëve t’i ndalojnë sulmet kundër izraelitëve dhet ah se dhuna i jep Izraelit shkas të dobësojë strukturat palestineze të sigurimit.
Komiteti ekzekutiv i Organizatës për Çlirimin e Palestinës e bëri këtë thirrje të djelën, disa orë pasi kryeministri izraelit, Ariel Sharon, u dha forcave të tij ushtarake liri të vazhdojnë fushatën kundër ekstremistëve. Në të njëjtën kohë, zoti Sharon akuzoi presidentin e ri palestinez, Mahmud Abas, se nuk po bën asgjë për të ndaluar sulmet kundër izraelitëve.
Zoti Abaz e ka dënuar dhunën nga të dyja palët. Ai ka në plan të takohet të merkurën në Gaza me udhëheqës ekstremistë.
Ndërkohë, presidenti egjiptian, Hosni Mubarak, i kërkoi Izraelit të mos heqë dorë nga bisedimet e paqes për shkak të dhunës palestineze. Zoti Sharon i pezulloi bisedimet e paqes me Presidentin Abas të enjten, pas një sulmi terrorist. //az//