Lidhje

Irak: masa të forta sigurimi për zgjedhjet e 30 janarit - 2005-01-16


Zyrtarët irakianë kanë bërë të njohura masat e sigurimit për zgjedhjet e 30 janarit në përpjekje për të nxitur një pjesëmarrje të madhe në votim.

Zyrtarët thanë dje se votuesit në krahinat al-Anbar dhe Ninevah të përfshira nga dhuna do të lejohen të regjistrohen dhe të votojnë në të njëjtën ditë. Ata shpalosën edhe planet për të kufizuar udhëtimet dhe për të ndaluar trafikun automobilistik përreth qendrave të votimit në përpjekje për të parandaluar shpërthimin e makinave bombë.

Ndërkohë, përkrahësit e klerikut radikal shiit, Moqtada al-Sadër, organizuan demonstrata në qytetet jugore Basra, Amareh dhe Kut në mbështetje të kërkesave për t’u dhënë fund mungesave të energjisë elektrike dhe karburantit.

Në një zhvillim tjetër, zyrtarët irakianë konfirmuan njoftimet se një grua irakiane e stërvitur nga besnikë të Sadam Huseinit në Siri kishte në plan të vriste ministrin irakian të mbrojtjes. Por, ajo humbi ndjenjat në zyrën e ministrit pa e kryer misionin e saj.

XS
SM
MD
LG