Lidhje

Shumë fëmijë kanë mbetur jetimë në Azinë Jugore si pasojë e cunamit - 2005-01-16


Bota iu përgjigj menjëherë dhe me bujari nevojave të banorëve të zonave të goditura nga cunami apo dallgët oqeanike të shkaktuara nga tërmeti, nga të cilat humbën jetëm më shumë se 150 mijë njerëz në vendet përgjatë bregdetit të Oqeanit Indian.

Pesidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara po punojnë me qeveri të tjera, organizata ndihmash dhe Kombet e Bashkuara për të bashkërenduar një përgjigje të shpejtë dhe të efektshme ndërkombëtare: “Ne po dërgojmë me ngut ushqime, ilaçe dhe furnizime të tjera jetike në rajonin e goditur. Përpjekjet tona, tha presidenti Bush,m janë përqendruar tek ndihma për gra dhe fëmijë që kanë nevojë për përkujdesje të veçantë, përfshirë mbrojtjen nga ligësitë e trafikut me qenie njerëzore.”

. Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Ronald K. Noble, thotë se është shumë i shqetësuar rreth faktit se pas një katastrofe të këtyre përmasave atje mund të bëhen përpjekje për të shfrytëzuar të pambrojturit.

Disa vende, përfshirë Sri Lankën, kanë marrë masa për të pezulluar adoptimet dhe për të mbrojtur nga trafikantët fëmijët e mbetur jetimë dhe të zhvendosur nga cunami. Këto masa të qeveriive të vendeve të prekura, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Riçard Bauçer, i cilësoi si hapa të përgjegjshëm: “Është shumë e vështirë të përcaktohet nëse fëmijët, prindërit e të cilëve figurojnë të humbur, janë me të vërtetë jetimë, ndërkohë që ende vazhdojnë përpjekjet për të gjetur njerëzit që figurojnë të humbur. Mendoj, tha zëdhënësi Bauçer, se kjo është veçanërisht e vërtetë në rrethanat e tanishme, ndërkohë që shumë fëmijë janë ndarë nga njëri apo të dy prindërit. Në fakt, edhe kur fëmijët mbesin jetimë, ata mrren zakonisht nga të afërm të tjerë dhe kjo është rruga më e preferuar.”

Mund të kalojnë muaj të tërë para se të stabilizohet gjendja në vendet e goditura nga cunamët. Zoti Bauçer thotë se vetëm pasi këto vende të përcaktojë se cilët fëmijë kanë mbetur me të vërtetë jetimë, qytetarëve amerikanë dhe shtetasve të tjerë të huaj do t’u jepet mundësia të fillojnë përpjekjet për adoptimin e tyre.

XS
SM
MD
LG