Lidhje

Kroacia zhvilloi sot zgjedhjet e përsëritura presidencaile - 2005-01-16


Rezultatet e para pas zgjedhjeve presidenciale të Kroacisë, tregojnë se presidenti aktual Stipe Mesiç ka siguruar shumicën dërrmuese të votave në zgjedhjet e përsëritura të ditës së sotme, duke i siguruar atij një mandat të dytë për postin e presidentit.

Nga numërimi i votave pas mbylljes së qendrave të votimit, doli se zoti Mesiç kishte siguruar më tepër 40 për qind të votave më tepër se rivalja e tij, zëvendëskryeministrja Jadranka Kosor.

Në raundin e parë të zgjedhjeve, dy javë më parë, zoti Mesic përsëri udhëhiqte garën me 30 për qind më shumë vota se zonja Kosor, por ai nuk mundi të siguronte 50 për qindshin e nevojshëm të votave për t’u shpallur fitues i zgjedhjeve.

Zoti Mesic kishte mbështetjen e opozitës së qendrës së majtë, ndërsa zonja Kosor ka mbështetjen e partisë konservatore Bashkimi Demokratik i Kroacisë. Një fitore e zotit Mesic nuk do ta lejonte partinë në pushtet të kishte kontroll të plotë politik. Rezultatet përfundimtare pritet të shpallen nesër.

XS
SM
MD
LG