Lidhje

Vdes ish-kryetari i Partisë Komuniste të Kinës, Zhao Zijang - 2005-01-17


Ish-kreu i Partisë Komuniste të Kinës, Zhao Zijang, i cili u pat shkarkuar nga detyra për shkak se ishte kundër fushatës së forcave të armatosura ndaj demonstratave paqesore të vitit 1989 në Sheshin Tiananmen të Pekinit, vdiq të hënën pas një sëmundjeje të gjatë.

Burime të disidentëve kinezë dhe anëtarë të familjes thanë se zoti Zhao vdiq në një spital të Pekinit pas një serie hemoragjish cerebrale.

Si kryeministër i Kinës në vitet 1980, zoti Zhao njihej për qendrimin e tij të hapur dhe pro-reformave të ekonomisë së tregut. Ai u emrua në postin e kreut të Partisë Komuniste të Kinës në vitin 1987, por u shkarkua dy vjet më vonë, pasi hyri në këmbë nëpër turmat e studentëve protestues në Shteshin Tiananmen të Pekinit, ku u bëri thirrje atyre të largoheshin. Dy javë më pas, trupat kineze hapën zjarr kundër protestuesve duke vrarë qindra prej tyre.

Zoti Zhao u vendos nën arrest shtëpie dhe qendroi jashtë jetës politike të vendit deri në vdekje.

Mjetet kineze të informimit botuan të hënën një deklaratë të shkurtër rreth vdekjes së zotit Zhao, me pak ose pa asnjë fjalë zyrtare rreth ish-udhëheqësit të vendit. //az//

XS
SM
MD
LG