Lidhje

Numri i viktimave të cunamit arrin 170 mijë - 2005-01-17


Numri i të vdekurve nga cunami në Azinë jugore arriti sot në 170 mijë veta, ndërkohë që Sri Lanka shtoi edhe 7 mijë viktima të tjera.

Cunami i 26 dhjetorit la 38 mijë të vdekur në këtë ishull, i dyti më i prekuri nga katastrofa pas Indonezisë, ku janë konfirmuar gati 115 mijë të vdekur.

Ndërkohë, zyrtarë indonezianë dhe ata të Kombeve të Bashkuara thanë se nuk kanë informacion lidhur me një sulm të mundshëm terrorist kundër punonjësve të huaj të ndihmave në provincën e shkatërruar Aceh të Indonezisë.

Sot ministria e jashtme e Danimarkës njoftoi se ishin planifikuar sulme të menjëhershme terroriste kundër punonjësve të ndihmave në rajon, por nuk dha hollësi të tjera. Separatistët muslimanë në rajonin Aceh të Indonezisë kanë luftuar për pavarësi për më shumë se 3 dekada. Ata ranë dakord të ndalojnë luftimet përkohësisht pak pas katastrofës së cunamit.

XS
SM
MD
LG