Lidhje

Policia shqiptare përleshet me sindikalistët e autobuzëve interurban - 2005-01-17


Protesta e sotme e sindikatës së shoferëve të autobusëve interurban ka përfunduar në përplasje me forcat e policisë së kryeqytetit, të cilat nuk kishin autorizuar zhvillimin e manifestimit përpara Ministrisë së Transporteve. Disa dhjetra policsë dhe forca special kanë shpërndarë në qendër të Tiranës protestuesit të cilët kërkojnë heqjen nga linjat interurbanëve të furgonave, një masë e cila ka filluar tashmë të zbatohet. Të paktën 49 përsona të përfshirë në protestën e sotme u shoqëruan në komisariatet e kryeqytetit.

Ndërkohë po sot një pjesë e mësuesve të shkollave të sistemit parauniversitar, të anëtarësuar në njërën prej sindikatave të arsimit kanë nisur një grevë për të kërkuar rritjen e pagave dhe përcaktimn e statusit të mësuesit. Ministria e arsimit e ka konsideruar atë të paligjshme dhe ka paralajmëruar se të gjithë ata që nuk do të zhvillojnë mësim për tre ditë me radhë do të pushohen nga puna dhe do të zëvendësohen menjëherë.

XS
SM
MD
LG