Lidhje

Fillon në Japoni Konferenca Botërore për Pakësimin e Katastrofave  - 2005-01-18


Shkencëtarët nga 150 vende të botës kanë filluar të punojnë për një plan për të shpëtuar jetën e njerëzve në raste katastrofash. Takimi i tyre në Kobe të Japonisë ka marrë një shtytje më të madhe që nga katastrofa e cunamit aziatik.

Regjistrimi për në Konferencën Botërore për Pakësimin e Katastrofave e sponsorizuar nga Kombet e Bashkuara, e cila filloi sot, u dyfishua pas cunamit të 26 dhjetorit që shkaktoi dhjetra mijëra viktima në vendet e Oqeanit Indian.

Të 3 mijë pjesëmarrësit në konferencë do të kenë rastin të diskutojnë për krijimin e një sistemi për paralajmërimin paraprakisht të cunameve në Oqeanin Indian. Ky sistem u propozua javën e kaluar nga Agjencia e OKB-së për Shkencën dhe Arsimin, UNESKO, që thotë se ky sistem mund të fillojë zabtohet në Oqeanin Indian deri në qershor të vitit 2006 dhe në shkallë botërore, një vit më vonë.

Konferenca Botërore për Pakëssimin e Katastrofave zhvillohet me rastin e 10-vjetorit të një tërmeti të fuqishëm që goditi qyteitn Kobe të Japonisë dhe që shkaktoi mbi 6 mijë viktima. Perandori japonez Akihito dhe Perandorja Michiko morën pjesë në ceremoninë e hapjes së konferencës.

XS
SM
MD
LG