Lidhje

Rice mbron mënyrën e trajtimit të luftës në Irak - 2005-01-19


Dje, në ditën e parë të seancës dy-ditëshe për konfirmimin e saj në Senat, kandidatja për postin e Sekretares së Shtetit, Condoleeza Rice e mbrojti me forcë mënyrën e trajtimit të luftës në Irak nga administrata e presidentit Bush dhe tha se përhapja e demokracisë në botë është misioni kryesor i politikës së jashtme të Presidentit Bush gjatë mandatit të tij dytë.

Zonja Rice pritet të miratohet me lehtësi për postin e saj, si pasardhësja e Sekretarit të Shtetit Colin Powell. Votimi përfundimtar në Senat mund të bëhet që ditën e enjte.

Zonja Rice tha dje në seancën e dëshmisë se ajo e mbështet vendimin për pushtimin e Irakut, megjithëse informacionet e zbulimit mbi armët e shkatërrimit në masë të Irakut ishin të gabuara.

Ajo premtoi gjithashtu se do të përpiqet për përmirësimin e lidhjeve me vendet aleate të Shteteve të Bashkuara për shkak të luftës në Irak, me zotimin për krijimin e aleancave me vendet e lira të botës.

Zonja Rice tha se misioni i madh i Amerikës përfshin përhapjen e lirisë dhe demokracisë në mbarë botën.

XS
SM
MD
LG