Lidhje

20 civilë dhe polic irakianë, viktima të sulmeve sot në Irak - 2005-01-19


Më shumë se 20 civilë dhe policë irakianë janë vrarë në valën e shpërthimeve të sotme në Bagdad dhe në zonat qendrore dhe veriore të Irakut, synimi i të cilave ka qënë kërcënimi i votuesve tani që kanë mbetur më pak se dy javë nga zgjedhjee e përgjithshme.

Pesë sulme me bomba u kryen në Bagdad. Grupi i terroristit të kërkuar Abu Musab al- Zarqawi, dega e al-Qidës në Irak, mori përgjegjësinë për katër prej tyre, duke përfshirë shpërthimin e kryer jashtë ambasadës australiane. Ushtria amerikane bëri të ditur se të paktën 26 vetë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në këto shpërthime.

Në veri të Bagdadit, në Kirkuk, policia thotë se një aktivist i të drejtave të njeriut dhe një i afërm i tij u vranë, ndërsa në Irbil, një shpërthim pati si objektiv autokolonën e shefit të akademisë së policisë, duke vrarë një kalimtar të rastit. Edhe në Dohuk, guvernatori i provincës shpëtoi pa u prekur kur një bombë goditi autokolonën e tij. Gjithashtu një polic u vra nga shpërthimi i një autobombe në jug të Bagdadit.

Një kompani britanike tha se dy punonjës të saj, një britanik dhe një irakian, u vranë dhe një i tretë nuk dihet se ku ndodhet pasi persona të armatosur i zunë pritë autokolonës me të cilën ata po udhëtonin në afërsi të qytetit Beiji.

XS
SM
MD
LG