Lidhje

SHBA dhe Singapori do të përfundojnë përpjekjet ushtarake në ndihmë të Cunamit - 2005-01-20


Shtetet e Bashkuara dhe Singapori kanë njoftuar planet për pakësimin e përpjekjeve ushtarake në ndihmë të cunamit, ndërkohë që Indonezia njoftoi për përleshje me kryengritësit në Aceh.

Shefi i komandës amerikane në Paqësor tha se puna për ndihma të menjëhershme është gati në përfundim, megjithëse helikopterët amerikanë do të vazhdojnë të shpërndajnë ndihmat sipas nevojës. Admirali Thomas Fargo tha se forcat amerikane mund të përfundojnë operacionet deri në fund të shkurtit.

Ministri i mbrojtjes i Singaporit njoftoi gjithashtu planet për të filluar së shpejti tërhqjen e 1 mijë trupave nga Indonezia. Punonjësit vazhdojnë të kujdesen për njerzit që kanë shpëtuar gjallë dhe numërojnë trupat në Indonezi, ndërkohë që numri i të vdekurve nga cunami arriti dje në 166 mijë. Zyrtarë përfshiu dhjetëra mijëra njerëz në listat e personave të zhdukur nga tërmeti dhe cunami i muajit të kaluar, duke e ngritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në rreth 220 mijë.

Numri i vdekjeve vetëm në Indonezi ka arritur në më shumë se 166 mijë.

Kanë kaluar më shumë se 3 javë që nga katastrofa e 26 dhjetorit dhe ekipet e shpëtimit vazhdojnë të nxjerrin trupa pa jetë nga rrënojat. Presidenti i Indonezisë, Susilo Bambang Judhojono, tha dje në një konfferencë të vendeve dhe organizatave dhuruese në Xhakartë se bota mund të mos mësojë kurrë përmasat e humbjeve njerëzore.

Ndërkohë, presidentja e Sri Lankës, Çandrika Kumaratunga, bëri të njohur një projekt 3 miliard e 500 milionë dollarësh për rindërtimin e komuniteteve bregdetare të shkatërruara nga cunamët.

Organizata Botërore e Punës tha dje se tragjedia e 26 dhjetorit ka lënë më shumë se një milionë njerëz pa punë.

XS
SM
MD
LG