Lidhje

Protesta kundër presidentit në Washington  - 2005-01-20


Ndërkohë, protestuesit që janë mbledhur në Washington po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj luftës në Irak dhe disa prej nismave për politikën e brendshme dhe të jashtme të administratës.

Protestuesit kundër luftës janë shpërndarë kudo në Washington. Disa mbajnë parulla, ku cilësohet e paligjshme lufta në Irak, ndërsa të tjerë mbajnë arkivole prej kartoni që simbolizojnë vdekjen e trupave amerikane në atë vend.

Veprimtarë të tjerë po demonstrojnë kundër asaj që ata e quajnë politikë të jashtme unilaterale të Presidentit. Protestuesit po mblidhen gjithashtu në mbështetje të martesës mes personave të të njëjtit seks dhe të drejtës për abort.

Protestat kanë qenë në përgjithësi paqësore, megjithëse ka patur njoftime për përplasje të vogla mes demonstruesve dhe simpatizantëve të Presidentit Bush.

XS
SM
MD
LG