Lidhje

Irak: 14 të vrarë dhe 40 të plagosur nga shpërthimi i një makine bombë - 2005-01-21


Të paktën 14 persona humbën jetën dhe rreth 40 të tjerë u plagosën, kur një makinë bombë shpërtheu ndërsa besimtarët dilnin nga një xhami shiite në Bagdad, ku po festonin Kurban Bajramin.

Sulmet kundër shiitëve të Irakut janë intensifikuar para zgjedhjeve të 30 janarit, ku ata pritet të fitojnë shumicën. Shpërthimi i sotëm ndodh një ditë pasi terroristi i kërkuar Abu Musab al-Zarqawi nxorri një videokasetë ku dënonte shiitët që luftojnë përkrah trupave amerikane.

Por pavarësisht nga dhuna në rritje, një anketë e kryer nga një organizatë amerikane thotë se 80 për qind e irakianëve pritet të votojnë, ashtu si edhe 50 për qind e myslimanëve suni. Rreth 1 mijë e 900 irakianë në 16 nga 18 provincat e vendit u intervistuan muajin e kaluar për sondazhin.

Ndërkohë, në Irakun Jugor, një ushtar italian vdiq pasi helikopteri i tij u godit me armë zjarri. Italia ka rreth 3 mijë trupa në Irakun jugor.

XS
SM
MD
LG