Lidhje

Një ushtar amerikan dënohet për abuzimin e të burgosurve në Abu Ghraib - 2005-01-21


Një ushtar amerikan u gjet fajëtor nën akuza lidhur me abuzimin e robërve irakianë të luftës në burgun Abu Ghraib pranë Bagdadit. Një juri dhjetë anëtarëshe e përbërë nga oficerë dhe ushtarë e shpalli vendimin pas pesë orë debatesh. Specialisti Çarls Graner u gjet fajëtor nën akuzat për shpërdorim të detyrës, komplot, abuzim fizik dhe sjellje të pahijshme. Ai u dënua me 10 vjet burgim. Tri roje të tjera të burgut presin gjithashtu të dalin para gjyqit ushtarak.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Riçard Bauçer, tha se Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin keqtrajtimin e të burgosurve: “Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë dhe ne po e bëjmë të qartë nëpërmjet ndjekjeve penale që po vazhdojnë dhe raporteve që kemi lëshuar, nëpërmjet informacionit që kemi përhapur vetë dhe nëpërmjet deklaratave zyrtare që janë bërë nga presidenti, sekretari i shtetit dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë, se ne nuk mbështesin përdorimin e torturave kundër të burgosurve, se ne nuk mbështesim abuzimin e të burgosurve dhe se kurdo dhe kudo që i diktojmë ato, ne do t’i ekspozojmë dhe do t’i ndëshkojmë”, theksoi zoti Bauçer.

Procesi hetimor lidhur me abuzimin e të burgosurve në Abu Ghraib filloi me 14 janar të vitit 2004, një ditë pasi një ushtar amerikan u tregoi zyrtarëve se çfarë kishte parë. Një proces i veçantë hetimor u hap rreth procedurave të ndjekura në burgun Abu Ghraib. Ushtria amerikane hapi gjithashtu hetimet rreth atyre që ispektori i përgjithshëm i ushtrisë i cilësoi si operacione të paraburgimit në gjithë botën, për të siguruar ndjekjen e politikave humanitare.

Presidenti Bush thotë se asnjeri nuk është mbi ligjin: “Kështu veprojmë ne në Amerikë. Ne zhvillojmë procese të plota hetimore. Ne u japim të gjithëve mundësinë të shohin rezultatet e hetimeve dhe më pas njerëzit mbahen përgjegjës për veprimet e tyre.”

Presidenti Një ushtar amerikan dënohet për abizimin e të burgosurve në Abu Ghraib. Një ushtar amerikan u gjet fajëtor nën akuza lidhur me abuzimin e robërve irakianë të luftës në burgun Abu Ghraib pranë Bagdadit. Një juri dhjetë anëtarëshe e përbërë nga oficerë dhe ushtarë e shpalli vendimin pas pesë orë debatesh. Specialisti Çarls Graner u gjet fajëtor nën akuzat për shpërdorim të detyrës, komplot, abuzim fizik dhe sjellje të pahijshme. Ai u dënua me 10 vjet burgim. Tri roje të tjera të burgut presin gjithashtu të dalin para gjyqit ushtarak.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Riçard Bauçer, tha se Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin keqtrajtimin e të burgosurve: “Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë dhe ne po e bëjmë të qartë nëpërmjet ndjekjeve penale që po vazhdojnë dhe raporteve që kemi lëshuar, nëpërmjet informacionit që kemi përhapur vetë dhe nëpërmjet deklaratave zyrtare që janë bërë nga presidenti, sekretari i shtetit dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë, se ne nuk mbështesin përdorimin e torturave kundër të burgosurve, se ne nuk mbështesim abuzimin e të burgosurve dhe se kurdo dhe kudo që i diktojmë ato, ne do t’i ekspozojmë dhe do t’i ndëshkojmë”, theksoi zoti Bauçer.

Procesi hetimor lidhur me abuzimin e të burgosurve në Abu Ghraib filloi me 14 janar të vitit 2004, një ditë pasi një ushtar amerikan u tregoi zyrtarëve se çfarë kishte parë. Një proces i veçantë hetimor u hap rreth procedurave të ndjekura në burgun Abu Ghraib. Ushtria amerikane hapi gjithashtu hetimet rreth atyre që ispektori i përgjithshëm i ushtrisë i cilësoi si operacione të paraburgimit në gjithë botën, për të siguruar ndjekjen e politikave humanitare.

Presidenti Bush thotë se asnjeri nuk është mbi ligjin: “Kështu veprojmë ne në Amerikë. Ne zhvillojmë procese të plota hetimore. Ne u japim të gjithëve mundësinë të shohin rezultatet e hetimeve dhe më pas njerëzit mbahen përgjegjës për veprimet e tyre.”

Presidenti Bush thotë se është shumë i pakënaqur nga mënyra sesi janë trajtuar të burgosurit irakianë në Abu Ghraib. Mënyra sesi janë trajtuar ata të burgosur nuk pasqyron natyrën e popullit amerikan.”

XS
SM
MD
LG