Lidhje

Pelegrinazhi i myslimanëve në Mekë i afrohet fundit - 2005-01-22


Pelegrinët myslimanë në qytetin e Mekës të Arabisë Saudite po përfundojnë ritualet e haxhillëkut, ndërsa besimtarët e tjerë myslimanë në mbarë botën festojnë me rastin e përfundimit të pelegrinazhit në Mekë.

Mijëra forca saudite të sigurisë dhe policë ishin me detyrë këtë vit për të ruajtur rendin, në rast të ndonjë sulmi të mundshëm terrorist, ndërkohë që këtë vit në Mekë kishin shkuar një numër rekord pelegrinësh prej 2,5 milionë vetësh.

Këtë herë nuk pati incidente të shkaktuara nga zjarret vdekjeprurëse, apo nga rrëmuja që ka shoqëruar pelegrnazhet e viteve të kaluara. I vetmi icident, ishte stuhia e madhe, që i lagu keq besimtarët, ndërsa hidhnin gurë në mënyrë simbolike kundër djallit, që është rituali përfundimtar i pelegrinazhit.

XS
SM
MD
LG