Lidhje

Në Ukrainë inagurohet presidenti i ri - 2005-01-23


Sot në Ukrainë zhvillohen ceremonitë e inaugurimit të presidentit të ri Viktor Jushçenko, duke mbyllur kështu një periudhë pasigurie politike prej disa muajsh në këtë republikë ish-sovjetike.

Punëtorët në Kiev po u japin fund përgatitjeve për ceremonitë e rastit, ndërkohë që përkrahësit e ish Kryeministrit Janukoviç, çmontuan qytetin prej tendash që ata ngritën në kryeqytet në nëntor për të protestuar kundër një raundi të dytë zgjedhjesh të manipuluara.

Mes personaliteteve të huaja që pritet të marrin pjesë në ceremonitë e sotme, janë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hup Shefer, dhe shefi i diplomacisë amerikane, Kolin Pauëll.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se Presidenti Bush i telefonoi dje zotit Jushçenko për ta uruar atë për fitoren e tij në zgjedhje si edhe për fitoren e demokracisë në Ukrainë.

Rusia, e cila kishte mbështetur ish Kryeministrin Viktor Janukoviç në zgjedhjet presidenciale, po dërgon kryetarin e dhomës së lartë të parlamentit, Sergei Mironov, për të përfaqësuar Moskën.

XS
SM
MD
LG