Lidhje

Presidenti i ri i Ukrainës Jushçenko shkon në Moskë - 2005-01-23


Viktor Jushçenko do ta kalojë ditën e tij të parë të plotë si president i Ukrainës në Moskë, ku do të zhvillojë bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin. Zoti Jushçenko bëri betimin të djelën, pas një beteje të hidhur elektorale, e cila përfshiu akuza për mashtrime, apelime pranë Gjykatës së Lartë dhe mesa duket një përpjekje për të vrarë vetë zotin Jushçenko.

Në fjalimin e tij të rastit, zoti Jushçenko u tha më shumë se 100 mijë përkrahësve se fitorja e tij ndaj ish-kryeministrit Viktor Janukoviç ishte fitorja e tyre. Ai premtoi se do të punojë për drejtësi, liri dhe pavarësi.

Zoti Jushçenko kërkon të zbatojë edhe reforma, ndërkohë që do të ruajë lidhje të forta me Moskën, e cila e mbështeti hapur zotin Janukoviç.

Presidenti Jushçenko hodhi poshtë shqetësimet e shumë ukrainasve se vendi i tyre do të përçahet midis rajoneve rusishtfolëse të lindjes dhe perëndimit pro-reformës. //az//

XS
SM
MD
LG