Lidhje

Irani dhe armët bërthamore - 2005-01-23


Regjimi radikal islamik në Iran mohon se ka një rpogram për prodhimin e armëve bërthamore, megjithatë ai vazhdon të thotë se do t’i rifillojë përpjekjet për pasurimin e uraniumit, një komponent i rëndësishëm në prodhimin e armëve të tilla. Njoftohet gjithashtu se Irani nuk i jep leje Agrejncisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike që të inspektojë instalime të tij të caktuara. Nëse është e vërtetë, ky do të ishte një zhvillim shqetësues që tregon se Irani as nuk po bashkëpunon plotësisht me agjencinë e OKB-së për energjinë bërthamore dhe as nuk po jep informacion të plotë rreth veprimtarive të tij të vazhdueshme në fushën bërthamore.

Britania, Franca dhe Gjermania po përpiqen ta bindin Iranin që të heqë dorë nga programet për prodhimin e materialeve të zbërthyeshme. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scott Maklellan, tha se Irani ka bërë disa angazhime dhe duhet që iranianët t’u përmbahen këtyre angazhimeve: “Ne presim që Irani të veprojë në përputhje të plotë me detyrimet e tij ndërkombëtare dhe të bashkëpunojë plotësisht me Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike. Këto janë ato që ne presim nga Teherani. Ne, theksoi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, vazhdojmë të punojmë me aleatët tonë evropianë për gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike të problemit lidhur me përpkjekjet iraniane për prodhimin e armëve bërthamore.”

Ish këshilltarja e Presidentit Bush për sigurinë kombëtare, Kondoliza Rajs, e cila është emruar në postin e sekretares së shtetit, thotë se në qoftë se përpjekjet evropiane nuk japin rezultate, atëherë mund të merren masa të tjera: “Ne do t’ia paraqisnim çështjen Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Asnjeri nuk thotë se ndaj Iranit duhet të vendosën menjëherë sanksione apo të merren masa të tjera të kësaj natyre. Ne, theksoi zonja Rajs, themi që Iranit duhet t’i kërkohet që të përmbushë detyrimet e tij ndërkombëtare.”

Një Iran i pajisur me armë bërthamore do të përbënte një rrezik të papranueshëm për rajonin, e ndoshta për gjithë botën. Kjo është arsyeja që programi i Iranit për pasurimin e uraniumit po vëzhgohet nga afër dhe arsyeja që ai duhet të asgjësohet. “Irani duhet të mbahet përgjegjës për angazhimet e tij ndërkombëtare”, tha zonja Rajs. “Bota po i dërgon Iranit mesazhin se ai nuk mund të jetë një pjesëmarrës i përligjshëm në sistemin ndërkombëtar, në politikat ndërkombëtare, dhe në të njëjtën kohë të vazhdojë përpjekjet për prodhimin e armëve bërthamore.”

XS
SM
MD
LG