Lidhje

Irak: Vdesin 14 vetë nga një zjarr në një spital të Nasirijes - 2005-01-23


Autoritetet në Irak thonë se të paktën 14 vetë janë vrarë dhe 75 të tjerë janë plagosur gjatë një zjarri që ra sot herët, në një spital në qytetin jugor të Irakut Nasirijah.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA njoftoi se personeli ushtarak italian në rajon ndihmoi për evakuimin e spitalit.

Nuk është përcaktuar ende shkaku i zjarrit, por autoritetet thonë se nuk janë të mendimit se zjarri mund të jetë shkaktuar nga sulmet e kryengritësve.

Ndërkohë, 8 punonjësit kinezë që ishin marrë peng në Irak në fillim të muajit, u kthyen në Bgadad pa pësuar gjë.

Agjencia e lajmeve Reuters thotë se të tetë kinezët paraqiten në një video të re, duke u përshëndetur nga diplomatë kinezë në një xhami në perëndim të Bagdadit. Në një video që u publikua dje, rrëmbyesit thonë se i liruan pengjet kinezë, pasi Pekini kishte premtuar se do t’i nxiste shtetasit kinezë të mos udhëtonin për në Irak

XS
SM
MD
LG