Lidhje

Indonezia goditet përsëri nga tërmeti; nuk ka ende njoftime për viktima - 2005-01-24


Një tërmet i fuqishëm goditi ishullin indonezian Sulauesi.

Zyrtarët thonë se tërmeti me forcë prej 6 presje dy sipas shkallës rihter goditi të hënën në orën katër të mëngjesit, sipas orës lokale, rreth një mijë e 500 kilometra në verilindje të Xhakartës.

Zyrtarët thonë se disa ndërtesa janë dëmtuar, por deri tani nuk ka njoftime për viktima.

Ky tërmet godet vetëm katër javë pasi tërmeti prej 9 ballësh sipas shkallës rihter pranë bregdetit të ishullit Sumatra në Indonezinë veriperëndimore shkaktoi cunamët që shkaktuan vdekjen e më shumë se 229 mijë njerëzve në rajon.

Qeveria e Indonezisë njoftoi tëdjelën se përpjekjeve të emergjencës po u afrohet fundi në zonat e goditura më rëndë nga tërmeti dhe cunamët e muajit të kaluar. Ky njoftim u bë një ditë pasi zyrtarët thanë se 174 mijë njerëz kishin humbur jetën vetëm në ishullin Sumatra dhe dhjetëra mijëra të tjerë ende figurojnë të hunbur.

Zyrtarët e ndihmave pajtohen me vlerësimin se fazës urgjente po i afrohet fundi, por ata theksojnë se nevoja për shërbime vazhdon të jetë shumë e madhe. //az//

XS
SM
MD
LG