Lidhje

Bush - Shirak darkë pune më 21 shkurt - 2005-01-24


Shtëpia e Bardhë thotë se Presidenti Bush do të takohet me homologun e tij francez, Zhak Shirak, për një darkë pune muajin e adhshëm.

Takimi i 21 shkurtit do të jetë i pari mes dy udhëheqësve që kur Presidenti Bush filloi mandatin e tij të dytë në detyrë. Shtëpia e Bardhë tha se darka do të shtrohet në Bruksel, një ditë para se Presidenti Bush të takohet me udhëheqësit e Bashkimit Evropian.

Ky njoftim bëhet ndërkohë që presidentët amerikanë dhe francezë zotohen të përmirësojnë marrëdhëniet e tyre të tendosura për shkak të luftës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak.

Administrata e Presidentit Bush është zotuar se gjatë mandatit të saj të dytë do të punojë për të rindërtuar aleancat e cënuara për shkak të konfliktit.

Në fillim të këtij muaji, zoti Shirak tha se shpresonte që komuniteti ndërkombëtar do ta fillonte vitin e ri i bashkuar.

XS
SM
MD
LG