Lidhje

Edhe 80 miliardë dollarë për Irakun dhe Afganistanin - 2005-01-24


Administrata e presidentit Bush pritet të kërkojë 80 miliardë dollarë fonde shtesë për financimin e operacioneve ushtarake këtë vit në Irak dhe Afganistan.

Nëse ky fond miratohet, shuma e përgjithëshme për operacionet ushtarake në këto dy vende do të arrijë në 300 miliardë dollarë.

Kërkesa për fondin shtesë pritet t’i paraqitet zyrtarisht Kongresit pasi presidenti Bush të dërgojë për miratim projekt buxhetin për vitin 2005 në muajin shkurt.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe të Kongresit thonë se kërkesa për fonde shtesë pritet të përfshijë 1 deri 2 miliardë dollarë për ndërtimin e një ambasade amerikane në Bagdad. Kërkesa mund të përfshijë edhe një paketë ndihmash për të përkrahur presidentin e ri palestinez Mahmud Abaz dhe presidentin e ri të Ukrainës, Viktor Jushçenko.

Disa ligjvënës e kanë kritikuar administratën e presidentit Bush për nënvlerësimin e kostos së luftës në Irak. Udhëheqësja e pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi thotë se deomokratët do të shtronin pyetje rreth shpenzimeve në Irak dhe se përse trupat irakiane nuk po luajnë një rol më të madh në fushën e sigurimit.

XS
SM
MD
LG