Lidhje

Rifillojnë së shpejti bisedimet për paqen në Lindjen e Mesme - 2005-01-25


Shtetet e Bashkuara po dërgojnë një diplomat të lartë në Lindjen e Mesme për të marrë pjesë në negociatat mes zyrtarëve izraelitë dhe palestinezë, që synojnë rigjallërimin e procesit të paqes.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Adam Ereli thotë se Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Lindjen e Afërme, William Burns e fillon sot turneun e tij për në Egjipt, Izrael, Bregun Perëndimor dhe Gazë. Zoti Burns shkon në Lindjen e Mesme pas bisedimeve me përfaqësues të Bashkimit Evropian, Kombeve të Bashkuara dhe Rusisë, që bashkë me Shtetet e Bashkuara janë autorët e projektit të planit të paqes.

Zoti Ereli thotë se bisedimet synojnë të çojnë përpara procesin e paqes pas zgjedhjes së Presidenti të ri palestinez, Mahmud Abbas. Zyrtarët palestinezë thanë dje se zoti Abbas ka bërë përparim në përpjekjet e tij për t’i bindur ekstremistët të kërkojnë një armëpushim me Izraelin. Por ekstremistët këmbëngulin që edhe Izraeli t’i ndalë sulmet ndaj tyre.

XS
SM
MD
LG