Lidhje

60 vjetori i çlirimit të kampit të përqendrimit të Aushvicit - 2005-01-25


Kancelari gjerman Gerhard Schroeder u shpreh sot me turp për vrasjen e miliona njerëzve nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Zoti Shreder tha në një ceremoni solemne me rastin e 60 vjetorit të çlirimit të kampit të përqendrimit të Auschwitzit, se vendi i tij e ka për detyrë morale të kujtojë krimet e kryera gjatë epokës nazite. Ai tha se ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore dhe roli i Gjermanisë në të nuk do të harrohen kurrë. Krerët e qeverive në gjithë Evropën e kujtuan përvjetorin me paralajmërime se anti-semitizmi nuk është mposhtur ende.

Në Paris, presidenti francez Jacques Chirac përuroi një përkujtimore etëre për Holocaustin dhe e quajti anti-semitizmin një prirje çnjerëzore vdekjeprurëse që nuk do të tolerohet në Francë.

Udhëheqësit botërorë do të mblidhen të enjten në Auschwitz të Polonisë për të nderuar viktimat që u vranë atje, mes së cilëve mbi 1 milion hebrenj.

XS
SM
MD
LG