Lidhje

Kosovë: Fillon gjyqi kundër 6 personave të akuzuar për vrasje gjatë trazirave të marsit - 2005-01-26


Në një gjykatë në qytetin e Gjilanit në Kosovë, ka filluar procesi gjyqësor kundër gjashtë personave, të akuzuar për vrasje gjatë trazirave të dhunshme të muajit mars të vitit të kaluar.

Gjashtë shqiptarë të Kosovës do të përgjigjen para trupit gjykues të udhëhequr nga gjykatës ndërkombëtar, për vrasjen e një serbi 51 vjeçar dhe shkaktimin e plagëve të rënda një gruaje serbe 77 vjeçare më 17 mars të vitit të kaluar, e cila më vonë ka vdekur nga pasojat e plagëve.

Të akuzuarit ngarkohen edhe për veprat penale “rrezikim i sigurisë së përgjithshme dhe armëmbajtje pa leje”.

Trazirat e dhunshme që përfshinë Kosovën në muajin mars të vitit të kaluar lanë pas vetes 19 të vrarë, qindra të plagosur dhe shumë dëme materiale.

Autoritetet në Kosovë thanë se mbi 260 veta janë arrestuar deri tash në ndërlidhje me këto trazira.

XS
SM
MD
LG