Lidhje

Senati miraton me shumicë dërrmuese Kondoliza Rajs si Sekretare Shteti - 2005-01-26


Senati amerikan miratoi me shumicë dërrmuese votash zonjën Kondoliza Rajs për postin e Sekretares së Shtetit, megjithë kritikat e forta nga demokratët lidhur me rolin e saj në formulimin e politikave të presidentit Bush për Irakun.

Konfirmimi i senatit u bë me 85 vota pro dhe 13 kundër. Rajs do t’i zerë vendin zotit Kolin Pauell si shefe e diplomacisë amerikane.

Senatorët demokratë shfrytëzuan sesionet e dëshmive të konfirmimit javën e kaluar si dhe një debat të zhvilluar të martën në senat për të kritikuar në mënyrë të përsëritur administratën e Presidentit Bush që sipas tyre ka pësuar “dështime katastrofike” në Irak.

Disa demokratë kritikuan gjithashtu Presidentin Bush dhe zonjën Rajs, ish Këshilltaren e tij të Sigurimit Kombëtar, se nuk i treguan të vërtetën publikut amerikan mbi arësyet e ndërhyrjes në Irak.

Në komentet e bëra të mërkurën në një konferencë shtypi, Presidenti Bush nuk u kushtoi vemendje kritikave dhe tha se zonja Rajs do të jetë një sekretare shteti e nderuar.

Kondoliza Rajs do të jetë gruaja e parë afrikano-amerikane që mban këtë post.

XS
SM
MD
LG