Lidhje

Presidenti Bush u bën thirrje irakianëve të marrin pjesë në votim  - 2005-01-27


Presidenti Bush u bëri thirje irakianëve të marrin pjesë në zgjedhjet e së dielës, duke thënë se ata duhet të sfidojnë terroristët, të cilët siç u shpreh ai i tremben një shoqërie të lirë.

Presidenti, i cili i bëri këto komente dje gjatë konferencës së parë për shtyp të mandatit të tij të dytë në detyrë, i cilësoi zgjedhjet si një moment shumë të rëndësishëm në historinë e Irakut.

Presidenti Bush shtoi se beson që liria amerikane forcohet edhe më shumë duke përhapur lirinë nëpër botë. Ai tha se ka në plan t’u vërë në dukje autoriteteve kineze çështjen e të drejtave të njeriut dhe do t’i bëjë thirje Rusisë të zbatojë reforma demokratike.

Presidenti Bush diskutoi rreth Irakut edhe gjatë një interviste me rrjetin televizi satelitor al-Arabija. Ai tha se është krenar për Irakun dhe se shpreson që të gjithë irakianët do të votojnë. Presidenti Bush shtoi se Irani nuk duhet të përpiqet të ndikojë zgjedhjet irakiane dhe theksoi se as Siria nuk duhet të ndërhyjë në punët e brendshme të Irakut.

XS
SM
MD
LG