Lidhje

60 vjetori i Aushvicit - 2005-01-27


Udhëheqës botërorë dhe të mbijituar të Holocaustit përkujtuan me ceremoni solemne 60 vjetorin e çlirimit nga trupat sovjetike të kampit të përqëndrimit në Auchwitz të Polonisë.

Në mes të të ftohtit dhe dëborës, pjesëmarrësit vendosën qirinj në një përkujtimore ngritur për nder të mbi 1 milionë njerëzve - shumica hebrenj - të vrarë në kampin nazist.

Në ceremoni merrnin pjesë Presidenti polak Aleksandër Kwasniewski, presidenti rus Vladimir Putin, ai francez Jacques Chirac dhe Moshe Katsav i Izraelit, si edhe nënpresidenti amerikan Dick Cheney. Ishte i pranishëm edhe presidenti ukrainas Viktor Yushchenko, i ati i të cilit kishte qenë i burgosur në Auschwitz.

Para ceremonisë, në Krakow, zoti Putin dënoi ato që ai i cilësoi demonstrime të anti-semitizmit dhe ksenofobisë kudo në botë, përfshirë vendin e tij.

Ceremoni përkujtimore u zhvilluan edhe në Berlin, Bruksel dhe qytete të tjera, ku pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e njohjes së brezave të rinj me Holocaustin, për shkak të anti-semitizmit në botë.

XS
SM
MD
LG