Lidhje

Shifra alarmante të bandave kriminale në Evropë - 2005-01-27


Komisioneri i Bashkimit Evropian për Drejtësinë, Franko Frattini, paraqiti sot propozimet për luftimin e asaj që ai e quajti, një shtim alarmues i numrit të bandave kriminale në Evropë.

Zoti Frattini e bëri sot publik planin e tij gjatë një takimi të ministrave të drejtësisë dhe të brendshëm të Bashkimit Evropian në Luxembourg. Ai tha se ky problem po bëhet gjithnjë e më kritik, ndërkohë që numri i bandave kriminale në vendet e Bashkimit Evropian ka arritur në 40 mijë. Veprimtaria e tyre, tha ai, shtrihet nga krimet ekonomike dhe pastrimi i parave e deri te trafikimi i armëve, qenieve njerëzore dhe drogës.

Zoti Frattini bëri thirrje për bashkëpunim dhe shkëmbim informacioni ndërmjet shteteve të Bashkimit Evropian. Ndër të tjera, ai propozoi që personat e përfshirë në veprimtari bandash të vuajnë të paktën 4 vjet burg. Ai po kërkon gjithashtu krijimin e një sistemi evropian të dhënash mbi veprimtarinë kriminale.

XS
SM
MD
LG