Lidhje

Bruton: BEja do t'i shqyrtojë me kujdes rekomandimet e GNK për Kosovën - 2005-01-27


Ambasadori i Komisionit të Bashkimit Evropian në Shtetet e Bashkuara, ish kryeministri irlandez John Bruton, tha se Bashkimi Evropian ende nuk ka përcaktuar qendrimin e tij ndaj rekomandimit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave që Kosovës t’i jepet pavarësia. Në komentet e bëra dje për Zërin e Amerikës, ambasadori Bruton tha: "Bashkimi Evropian dëshiron që Shtetet e Bashkuara të mbeten shumë të pranishme në Ballkan për të treguar një angazhim politik në zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve që ekzistojnë atje. Natyrisht që ne do të donim të merrnim mbi vete më shumë përgjegjësi për çështjet e ditës dhe ne po e bëjmë këtë në nivel evropian sepse nuk do të ishte e drejtë t’u kërkonim Shteteve të Bashkuara të mbanin një barrë të tillë kur ato kanë aq shumë barrë të tjera për të mbajtur. Përsa u përket rekomandimeve të bëra nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, Bashkimi Evropian ende nuk ka përcaktuar një pozicion të caktuar por natyrisht që do t’i studiojë me shumë kujdes të gjitha ato si dhe arësyet që qendrojnë pas tyre".

XS
SM
MD
LG